Infantino: Edhe ne në FIFA duam të bëjmë pjesën tonë

Futboll

Infantino: Edhe ne në FIFA duam të bëjmë pjesën tonë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:35
Infantino: Edhe ne në FIFA duam të bëjmë pjesën tonë

Populli i Ukrainës është duke vuajtur pasojat e luftës që Rusia ka vendosur të zhvillojë kundër vendit të tyre. Njerëz të cilët kanë humbur të afërmit, apo shtëpitë nga bombardimet ruse tashmë e shohin veten të pashpresë duke jetuar në bunkere dhe në limite të rezervave ushqimore.

Megjithatë, të gjithë janë sensibilizuar për të ndihmuar ukrainasit ndërsa pas nuk mbetet edhe komuniteti sportiv, ndërsa së fundmi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka theksuar se në këtë konflikt duhet të bëjnë maksimumin për të ndihmuar njerëzit në ështirësi.

“Në mes të kësaj lufte, edhe ne në FIFA duam të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe sidomos ata që janë detyruar të largohen dhe të braktisin vendin e tyre”, u shpreh Infantino.

Së fundmi, FIFA ka vendosur të akordojë 750.000 dollarë në ndihmë të personave që janë prekur drejtpërdrejtë nga lufta, teksa po bashkëpunohet ngushtësisht me UEFA-n dhe Federatën e Futbollit Ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat