Ylli i Arsenal ankohet për ndërhyrjet e ashpra

Futboll

Ylli i Arsenal ankohet për ndërhyrjet e ashpra

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:57
Ylli i Arsenal ankohet për ndërhyrjet e ashpra

Bukayo Saka i dhuroi fitoren në transfertë Arsenalin me rezultatin 0-1 ndaj Aston Villa-s teksa ylli i topçinjve po kalon një sezon shumë të mirë duke qenë protagonist i londinezëve me nëntë gola dhe pesë asiste.

Megjithatë, 20-vjeçari pretendon se mund të kishte bërë edhe më shumë nëse nuk do të ishte për ndërhyrjet e ashpra që kundërshtarët i rezervojnë në çdo përballje dhe që penalizojnë lojën e tij.

Sulmuesi i kombëtares së Anglisë pas ndeshjes me Aston Villa-n ku u zëvendësua se mori një goditje, i ka bërë një apel arbitrave të Premier League që ta mbrojnë më shumë ndaj ndërhyrjeve të shpeshta që merr gjatë një 90-minutëshi.

“Nuk po i ankohesha arbitrit të ndeshjes, por ia bëra të qartë se stili im i lojës është të kem duele individuale dhe unë gjithnjë tentoj të dribloj kundërshtarin për të fituar epërsi numerike.

Kam nevojë për pak më shumë mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të kundërshtarëve, në këtë moment kyçi i këmbës është me gjak, por në ndeshjen e radhës unë do të luaj njësoj. Nuk kam ndërmend ta ndryshoj mënyrën time të lojës, por goditjet e rënda duhen ndëshkuar”, u shpreh Saka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat