Ballkani përforcon kreun, + 5 pikë para Gjilanit 

Futboll

Ballkani përforcon kreun, + 5 pikë para Gjilanit 

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:47
Ballkani përforcon kreun, + 5 pikë para Gjilanit 

Ballkani i Therandës përforcon kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Therandasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës së Skenderajt.

Me këtë fitore therandasit shkëputen + 5 pikë para Gjilanit.

Në minutën e 41-të, futbollisti Blend Baftiu shënon për 1:0, ndërsa Lumbardh Dellova (59’) vulosi fitoren.

Ballkani kryeson me 54 pikë duke e lënë pas Gjilanin me 49, ndërsa Drenica renditet në vend të shtatë me 32 pikë pas 26 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat