Lushtaku: Realisht mendoj se ishte një paraqitje shumë e dobët

Futboll

Lushtaku: Realisht mendoj se ishte një paraqitje shumë e dobët

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:03
Lushtaku: Realisht mendoj se ishte një paraqitje shumë e dobët

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Drenicës. Të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka fituar me rezultatin 2:0.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Tahir Lushtaku, i cili tha se mendon se ishte një paraqitje shumë e dobët nga ana e skaudrës së Drenicës.

“Realisht mendoj një paraqitje shumë e dobët nga ana e skaudrës sime. Pësuam një gol të lehtë, me gabime tonat në të dy golat. Ne nuk reaguam siç duhet. Skuadra ime nuk ishte në atë ditë çfare ne dimë të luajmë.

Angazhimi i lojtarëve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kemi shumë probleme, veçmas në aspektin defanziv, konkretisht thëne në mbrojtje. Lojtarët dhanë shumë pak nga vetja” – tha Tahir Lushtaku, përcjell Insporti.

Me 54 pikë, Ballkani është i pari në renditje me pesë pikë më shumë se Gjilani. Drenica zë vendin e shtatë me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat