Koeman në bisedime për t’u rikthyer në stolin e Holandës

Futboll

Koeman në bisedime për t’u rikthyer në stolin e Holandës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:04
Koeman në bisedime për t’u rikthyer në stolin e Holandës

Ronald Koeman mund të rikthehet në krye të stolit të Holandës, pas aventurës së dështuar te Barcelona.

Koeman ishte në krye të kombëtares së Holandës para se të merrte punën te Barcelona, ku jo gjithçka shkoi sipas planit të tij.

E vërteta ishte se holandezi linte kombëtaren në një formë mjaft të lartë, formë kjo që nuk u mbajt nga ‘Tulipanët’ pas largimit të Koeman.

Sipas raportimeve të ‘NOS’, Koeman është në negociata për t’u kthyer te kombëtarja e Holandës, përcjell lajmi.net.

58 vjeçari është i papunë që nga koha kur u shkarkua prej postit të trajnerit të Barcës, në muajin tetor.

Koeman drejtoi Holandën mes viteve 2018 dhe 2020. Ai mund të zëvendësojë përsëri Louis Van Gaal, kontrata e të cilit skadon pas Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat