Renova me lajm të hidhur

Futboll

Renova me lajm të hidhur

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:39
Renova me lajm të hidhur

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës konfirmon lajmin e hidhur. Ka ndërruar jetë Shemo, tifozi më i flaktë i skuadrës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të një prej tifozëve më të flaktë të klubit, kontributi i të cilit ka qenë dhe do të mbetet i paharruar mes nesh. 

Një figurë shumë e dashur dhe e respektuar, gjithmonë i qeshur dhe me plot entuziazëm, mbështetës i përjetshëm i klubit, kompozitor dhe autor i himnit të Renovës, njeriu që formoi dhe udhëhoqi tifozerinë e klubit në kohërat e lavdishme, sfidues i lindur, familjar, mik dhe çdo kohë i gatshëm për të ndihmuar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën e që s’do e harrojnë kurrë.  
I perjetshëm qoftë kujtimi për ty, usta Shemo.

Do të mbetesh gjithmonë mes nesh!”, shkruan në faqen e KF Renova, anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat