Agim Ademi sqaron opinionin

Futboll

Agim Ademi sqaron opinionin

Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:24
Agim Ademi sqaron opinionin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sqaron opinionin lidhur me disa çështje.  

“Sqarim për opinion rreth të pavërtetave në lidhje me pretendimin e një vendimi të UEFA-s ndaj meje.

Sa më afër ditës së kuvendit të rregullt zgjedhor në vazhdimësi po tentohet të dezinfomohet opinioni me informata jo të sakta rreth meje. 

Sot gjatë mbrëmjes është prezantuar një draftvendim i Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i vitit 2020, i cili kishte propozuar për të marrë një vendim ndaj meje por që asnjëherë nuk është marrë dhe nuk ka hyrë në fuqi.

Rrjedhimisht asnjëherë s’ka pas vendim dënues nga UEFA ndaj meje.

Derisa në vitin 2020 rasti im personal ishte në procedurë gjyqësore në Kosovë, ishte kërkuar nga UEFA që të marrë masa me pretekstin se kishte dënim në Kosovë ndaj meje. 

Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, UEFA i ka ndalur të gjitha porcedurat diciplinore dhe asnjëherë nuk ka pasur vendim të plotfuqishëm nga UEFA ndaj meje. 

Po të ishte e kundërta, unë nuk do të mund të rrija në pozitën e kryetarit të FFK-së për dy vite prej asaj kohe. 
Fatkeqësisht, kjo është edhe një përpjekje e radhës që tentohet të ndryshohet vullneti i anëtarëve të Kuvendit të FFK-së me të pavërteta dhe dezinformata. 

E vërteta është se anëtarët e FFK-së, klubet me delegatët e tyre, e njohin të vërtetën dhe punën e deritashme timen në FFK dhe ata do të jenë të vetmit që do të vendosin për FFK-në dhe askush tjetër. 
Ju faleminderit për mirëkuptim!”,
ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat