Ndeshja kundër Kosovës/ Xherdan Shaqiri udhëton 7000 kilometra, kështu shfaqet në Zvicër

Futboll

Ndeshja kundër Kosovës/ Xherdan Shaqiri udhëton 7000 kilometra, kështu shfaqet në Zvicër

Nga: P.R Më: 21 mars 2022 Në ora: 22:18
Xherdan Shaqiri

Ka nisur grumbullimi i ekipit të Zvicrës, të cilët do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Anglisë dhe Kosovës.

E media zvicerane, Blick, i ka kushtuar rëndësi Xherdan Shaqirit, i cili së fundi u transferua në SHBA tek Çikago nga Lyoni i Frances.

Ylli nga Kosova ka udhëtuar 7000 kilometra nga SHBA për në Zvicër.

“Xherdan Shaqiri (30) ka pas vetes rrugëtimin më të gjatë. Shaq ka udhëtuar nga Çikago. Kjo është pothuajse 7000 kilometra. Me golin e tij të parë në MLS në bagazhin e tij. Ai shënoi një penallti në fitoren 3-1 ndaj Sporting Kansas City të dielën mbrëma. Ai vjen me një parë tuta të zeza me futje kamuflazhi”, shkruan Blick, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Zvicra do t’i zhvillojë dy ndeshje, me 26 mars luan ndaj Anglisë, teksa tre ditë më vonë ndaj Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat