Presidenti i Villarrealit, shembull për klubet evropiane

Futboll

Presidenti i Villarrealit, shembull për klubet evropiane

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:54
Presidenti i Villarrealit, shembull për klubet evropiane

Presidenti i Villarreal CF, Fernando Roig Alfonso është i vendosur të mos i ndryshojë çmimet e biletës për tifozët në ndeshjen me Bayern Munich.

Villarreal është kualifikuar për në çerek-finale të Ligës së Kampionëve, nëndetsja e verdhë mposhti Juventusin me rezultat 0-3 në ndeshjen e dytë për të siguruar biletën e çerek-finales.

Juventusi dëshpëron në shtëpi, Villarreali kalon në çerekfinale

Spanjollët do të ndeshen me kampionët e Bundesligas me 6 prill në Estadio de la Ceramica (Villarreal). Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, presidenti i Villarreal ka urdhëruar që çmimet e biletave fillestare të mbesin vetëm 20-të euro.

Ky vendim, është përshendetur nga shumë tifozë dhe klube, të cilët e kanë vlerësuar vendimin e Alfonsos i cili nuk dëshiron të shfrytëzon nga rasti i kualifikimit në 1/8 e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat