Plas tek PSG

Futboll

Plas tek PSG

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:54
Plas tek PSG

Problemet tek Paris Saint-Germain nuk kanë të ndalur, me akuzat ndaj Neymar se përton të stërvitet dhe se një ditë erdhi i dehur në stërvitje.

Sulmuesi brazilian e ka gjetur rrjetën vetëm pesë herë gjatë gjithë sezonit, pavarësisht se konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Neymar u transferua në Parc des Princes në vitin 2017 pasi PSG shpenzoi një rekord botëror 200 milionë paund për ta marrë nga Barcelona. 30-vjeçari ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë titullin e Ligue 1 në tre raste, si dhe tre Kupa Franceze dhe dy Kupa të Ligës Franceze. Dhe ka shënuar 92 gola për klubin.

Verën e kaluar, atij iu bashkua në Paris edhe ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi, pasi argjentinasi u detyrua të merrte ndërpriste karrierën e tij në Nou Camp për shkak të problemeve financiare të klubit. Dhe me një forcë goditëse të Neymar, Messi dhe francezit Kylian Mbappe, PSG u supozua gjerësisht të korrte lavdinë e Ligës së Kampionëve.

Por parisienët pësuan zhgënjim të hidhur në fillim të këtij muaji pasi u mundën nga Real Madrid në 1/16 e kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat