Shqiptari që po e shqetëson Zvicrën

Futboll

Shqiptari që po e shqetëson Zvicrën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:12
Shqiptari që po e shqetëson Zvicrën

Federata Zvicerane e Futbollit po lufton për mbrojtësin e Benfica-s, Adrian Bajrami (19 vjeç). Ai la Zvicrën për Shqipërinë.

I pyetur pse zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë, ai përgjigjet: “Në fund të fundit, unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër e kam kaluar shumë vite në futbollin zviceran. Por tani jam në ekipin e të rinjve të Benfica- dhe kam zgjedhur Shqipërinë. Sepse unë jam shqiptar”.

Të hënën, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) kishte shpresuar të ndryshonte mendjen e futbollisti.

Bajrami do të kishte ende të drejtë të luante për Zvicrën edhe nëse do të luante për Shqipërinë në ndeshjet e ardhshme kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. 

Një tjetër tregues për këtë është se Bajrami përmend si model një ndërkombëtar shqiptar. “Modeli im është Berat Gjimshiti, por edhe të tjerët janë super të mirë. Sigurisht që mund të mësoj shumë prej tyre”.

Ditët e para me kombëtaren shqiptare ishin të shkëlqyeshme: “Lojtarët që luajnë apo kanë luajtur në Zvicër, si Ermir Lenjani dhe Berat Gjimshiti, më prezantuan me ekipin, gjë që më lehtësoi shumë gjëra”.

Ai është gati për debutimin e tij për Kombëtaren A, shkruan media zvicerane “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat