Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës

Futboll

Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:34
Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës

Pavarësisht prej rezultateve të dobëta në javët e fundit, Interi merr vendimin që trajneri Simone Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës.

Lajmi është dhënë nga mediet italiane.

Drejtuesit e klubit e vlerësojnë se Inzaghi ka përmbushur çdo pritshmëri, pasi objektivi minimal ishte sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Gjithsesi tifozët “zikaltër” kërkojnë edhe mbrojtjen e titullit kampion.

Klubi ka nisur që tani punën për projektimin e skuadrës së edicionit të ardhshëm edhe pse çdo llogari në Serinë A mbetet e hapur.

Për momentin Milani ka 66 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 6 nga Interi i vendit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat