Uruguai siguron “biletën” për në Katar

Futboll

Uruguai siguron “biletën” për në Katar

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:20
Uruguai siguron “biletën” për në Katar

Uruguai është skuadra e katërt që siguron një biletë për në Katar 2022, me përfaqësuesen “La Celeste” që triumfoi në takimin direkt ndaj Peru-s me rezultatin minimal 1-0 falë golit të 27-vjeçarit Giorgian De Arrascaeta në minutën e 42-të.

Luis Suarez luajti për 75 minuta, por nuk ia doli të shënonte, ndërsa sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani e nisi nga stoli këtë sfidë dhe luajti vetëm 24 minuta.

Dy herë kampionët e botës kualifikohen kështu për herë të katërt radhazi, ndërsa në Katar do të luajnë botërorin e 14-të në histori.

Hapin fals të Peru-s e shfrytëzoi në maksimum Kolumbia që triumfoi ndaj Bolivisë 3-0 duke ngushtuar diferencën me peruanët në vetëm 1 pikë larg vendin të 5-të, pozicion i cili luan më pas në “Play-Off”.

Në Barranquilla, të besuarit e Rueda-s dominuan në çdo aspekt duke treguar dëshirën për të prekur Katarin, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 39-të nga sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz. Në fraksionin e dytë, Borja dyfishoi në të 72-ën, ndërsa golin e fundit e realizoi Uribe në minutën e 90-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat