Morata ka qenë shumë afër Barcelonës

Futboll

Morata ka qenë shumë afër Barcelonës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:33
Morata ka qenë shumë afër Barcelonës

Alvaro Morata është kthyer tek Juventus-i në shtatorin e 2020-ës me formulën e huazimit dyvjeçar me të drejtën e blerjes. Një blerje që është fiksuar në 35 milionë euri.

Kjo është shuma që klubi bardhezi do të duhet të derdhë në arkat e Atletico Madrid për të siguruar hërbimet e sulmuesit spanjoll.

Morata, i cili ka qenë shumë afër Barcelona-s në janar pas blerjes së Vlahovic nga Zonja, vazhdon të jetë një element i rëndësishëm për skemat e Massimiliano Allegri-t: në fakt, ai është lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura në sezon.

Shenjë kjo që tregon se trajneri toskan ka shumë besim tek ai. megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klubin, që nuk ka ndërmend të paguajnë 35 milionë euro.

Në fakt, klubi bardhezi po kërkon prej kohësh një ulje të çmimit duke e fiksuar në 15 milionë euro shumën që është e gatshme të shpenzojë për spanjollin.

Një vlerë shumë larg 35 milionëve të kërkuara nga Atletico. Propozimi i është bërë klubit spanjoll, por nëse Colchoneros nuk do të pranojnë, Juventus duket se ka gati një zgjidhje tjetër, sipas Corriere dello Sport.

Plani bardhezi duket se është ai që ta lërë lojtarin në Madrid për një sezon dhe ta marrë mbrapsht më pas pasi marrëveshja e tij me Atletico-n të skadojë në qershorin e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat