Xhaka habit: Qoftë unë ose Xherdan Shaqiri

Futboll

Xhaka habit: Qoftë unë ose Xherdan Shaqiri

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:08
Xhaka habit: Qoftë unë ose Xherdan Shaqiri

Granit Xhaka është i vendosur për ta shkruar historinë në futbollin zviceran.

Futbollisti nga Kosova synon ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje me “Helvetikët”.

Aktualisht, mesfushori i Arsenalit i ka 98 paraqitje me zviceranët.

Me Anginë nesër mbrëma synon ta bëjë paraqitjen e 99-të dhe me Kosovën pritet ta zhvillojë ndeshjen e 100-të dhe jubilare.

Por, ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Xhaka është i bindur se mund ta thyejë rekordin aktual, i cili është 118 ndeshje.

Aktualisht, Xherdan Shaqiri i ka 100 ndeshje me “Helvetikët”.

Dhe, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut thotë se do të ishte mirë që rekordin ta thyejë ai ose Shaqiri, cilido qoftë.

“Unë definitivisht do ta thyej rekordin e Heinz Hermann me 118 ndeshje. Nuk ka problem nëse unë apo Xherdan Shaqiri do të kemi më shumë paraqitje në fund të karrierës”, ka thënë Xhaka për mediumin zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat