Shqipëria do të përballet me Spanjën në Barcelonë, flet futbollisti shqiptar

Futboll

Shqipëria do të përballet me Spanjën në Barcelonë, flet futbollisti shqiptar

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:27
Shqipëria do të përballet me Spanjën në Barcelonë, flet futbollisti shqiptar

Shqipëria do të përballet me Spanjën në Barcelonë, në stadiumin ku Keidi Bare luan me ekipin e tij, Espanyol.

Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca ku ka folur si për kombëtaren shqiptare.

“Nuk do ta fsheh faktin që është një ndeshje shumë speciale për mua. Do të luaj në shtëpinë time dhe kundër Spanjës. Kam shumë vite këtu sepse është një vend që më ka dhënë gjithçka. Më e rëndësishmja është që do të luaj në stadiumin tim, por nuk e di nëse do të më duartrokasin. Këtu kanë qenë disa persona të delegacionit të Shqipërisë që kanë parë stadiumin, dhomat e zhveshjes dhe fushën. E vërteta është që nuk mund të ankohen. Është një ndeshje e çuditshme për mua dhe nuk do ta mohoj. Por luaj për vendin tim dhe është shumë speciale, ka thënë Bare.

Në Barcelonë nuk ka shumë shqiptarë. A pritet të pasqyrohet edhe në shkallët e stadiumit?

Është e vërtetë, por në Shqipëri kur luan kombëtarja nuk është si klubet e futbollit. Atje paralizohet gjithçka. Njerëzit bashkohen në lokale dhe e jetojnë shumë. Janë të përfshirë me futbollin. Do ta ndjekin në televizor dhe kjo na jep besim.

Por në fund të fundit është një miqësore. Kjo do të thotë se mund të humbasë kompetiviteti?

Jo. Nuk mendoj kështu. Ne nuk bëjmë diferencën mes një ndeshjeje zyrtare dhe një miqësore. Do të japim gjithçka në fushën e lojës. Nuk është festë dhe për këtë mund t’ju siguroj. Ne duam të fitojmë ndaj Spanjës, edhe pse e dimë që është shumë e vështirë.

Spanja është një kombëtare shumë e fortë. Kanë një grup cilësor dhe me lojtarë të rinj që janë të mirë dhe po bëjnë shumë mirë me klubet e tyre. Kjo shihet edhe në kombëtare. Luis Enrique ka ndryshuar shumë gjëra.

Organizimi i ndeshjes në stadiumin e Espanyolit?

Është një nga stadiumet më të mira në Spanjë. Kam qenë duke folur me shokët e skuadrës dhe kur erdhëm në Barcelonë po bënin shaka duke më thënë se isha unë organizatori i kësaj ndeshjeje. Në fakt nuk dija asgjë. E mora vesh më vonë që do të luanim në stadiumin e Espanyolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat