Di Maria konfirmon tërheqjen nga Argjentina

Futboll

Di Maria konfirmon tërheqjen nga Argjentina

Më: 26 mars 2022 Në ora: 09:59
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka njoftuar se po tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës.

Në orët e para të së shtunës, Argjentina u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Argjentina që ka siguruar pjesëmarrjen më herët në Botëror, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:0.Angel Di Maria shënoi golin e dytë për argjentinasit, teksa pas ndeshjes tha se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në vendin e tij.

“Unë thjesht do të them faleminderit për dashurinë e madhe që marrë. Gjithmonë kam ëndërruar për gjithçka që kam përjetuar në këtë natë të bukur. Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë”, shkroi mes tjerash 34-vjeçari në “Instagram”.

Argjentina ndeshja e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” do ta luaj më 30 mars, në udhëtim te Ekuadori.

Botërori i këtij viti mbase mund të jetë turneu i fundit për Di Marian te Kombëtarja e Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat