Fenerbahce përjashton Ozil

Futboll

Fenerbahce përjashton Ozil

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:27
Fenerbahce përjashton Ozil

Mesut Ozil është pika e referimit në fushë për skuadrën e Fenerbahçe, madje në sfidën e fundit të kampionatit kundër Konyaspor, fantazisti mori edhe shiritin e kapitenit.

Megjithatë sjellja e tij jashtë fushës së blertë nuk është korrekte teksa së fundmi klubi turk ka vendosur ta përjashtojë përkohësisht ish-lojtarin e Real Madrid dhe Arsenal.

Sipas shtypit, 33-vjeçari ka pasur një përplasje me trajnerin e skuadrës, Ismail Kartal dhe drejtuesit e klubit kanë qendruar krah teknikut të tyre.

Ozil i cili u transferua te Fenerbahce në janarin e vitit 2021, edhe më parë te Arsenal ka treguar mungesë disiplinë dhe si në këtë rast, tekniku i topçinjve Mikel Arteta e la jashtë skuadre në ndeshjet e Premier League e ato të Europa League.

Deri më tani me fanellën e Fenerbahce, Ozil ka kompletuar 39 paraqitje duke shënuar nëntë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat