Kombëtarja e Italisë dështoi

Futboll

Kombëtarja e Italisë dështoi

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:00
Kombëtarja e Italisë dështoi

Kombëtarja e Italisë dështoi sërish që të kualifikohet për në Kampionatin Botëror.

Në gjysmëfinalen e play-offit për “Katar 2022”, Italia pësoi humbje 0:1 nga Maqedonia e Veriut.

Një mendim rreth dështimit të radhës së “Azzurrëve” e ka edhe nëna e selektorit italian, Roberto Mancinit, Marianna Puolo.

Ajo mendon se Mancini bëri gabim që nuk e ftoi Mario Balotellin për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Unë do ta kisha thirrur Balotellin, sepse ai ka forcë të jashtëzakonshme fizike dhe para portës askush nuk mund ta ndalojë atë”, tha ajo për “Radiouno”.

Balotelli ka shënuar 12 gola për skuadrën turke Adana Demirspor këtë sezon, por ai u anashkalua nga Mancini.

31-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Italinë që nga shtatori i vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat