Ronaldo përballet edhe me kritika

Futboll

Ronaldo përballet edhe me kritika

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:18
Ronaldo përballet edhe me kritika

Cristiano Ronaldo përballet edhe me kritika, pavarësisht se është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori.

Kritikuesve të sulmuesit portugez i është kundërpërgjigjur bashkëkombësi i tij, Gedson Fernandes.

Sipas tij, kushdo që e kritikon Ronaldon, nuk kupton asgjë nga futbolli.

“Mund të them se njerëzit që thonë gjëra negative për Cristiano Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin. Ai është një emër legjendar”, tha Fernandes për “Goal”.

“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për Portugalinë. Kritikët duhet të shikojnë vetëm shifrat e tyre, por unë nuk jam aspak dakord me ta”, shtoi ai.

“Ai është një lojtar me vlerë të madhe, mendoj se do të na ndihmojë në të gjitha ndeshjet”, deklaroi mesfushori i Benficas.

Kjo deklaratë nga Fernandes vije në prag të finales së play-offit, ku Portugalia do të përballet me Maqedoninë e Veriut.

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat