Spanjollët vërshëllyen himnin shqiptar, gazetari: Jam i shokuar...

Futboll

Spanjollët vërshëllyen himnin shqiptar, gazetari: Jam i shokuar...

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:06
Spanjollët vërshëllyen himnin shqiptar, gazetari: Jam i shokuar...

Në “RCDE Stadium” në ndeshjen Spanjë-Shqipëri, ishin mijëra tifozë të pranishëm dhe ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë.

Himni shqiptar në momentin e ekzekutimit të tij u vërshëllye nga tifozët dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Antonio Romero në komentin e tij gjatë ndeshjes.

Një nga gazetarët më të mirë të sportit, Romero nuk u kursye ndaj tifozëve katalanas në fjalën e tij.

“Nuk mund ta besoj që vërshëllyen himnin e Shqipërisë, jam i shokuar”, u shpreh ai gjatë diskutimit pak para nisjes së ndeshjes.

Ndërkohë që presidenti i gazetës së madhe “AS”, Alfredo Relano duke komentuar ndeshjen dha mendimin e tij gjatë kontaktit në zone në minutën e 13’ duke deklaruar se ndërhyrja ndaj Cikalleshit ishte penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat