Mancini thyen heshtjen

Futboll

Mancini thyen heshtjen

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:40
Mancini thyen heshtjen

Roberto Mancini thyen heshtjen. Pas fjalëve të lëshuara menjëherë pas “KO” kundër Maqedonisë së Veriut, ku kishte lënë të nënkuptohej një lamtumirë të mundshme, tani trajneri azzurr duket më i prirur për të qëndruar në stolin e Italisë, pavarësisht zhgënjimit të zjarrtë të skualifikimit nga Katari 2022:

“Futbolli ndonjëherë di të jetë një metaforë e pamëshirshme për jetën. Verën e kaluar ishim në çatinë e Europës, pasi kompletuam një nga bëmat më të bukura në historinë e ekipit kombëtar. Disa orë më parë u zgjuam në një nga pikat më dramatike.

Kemi kaluar nga gëzimi i plotë në një zhgënjim të madh. Është vërtet e vështirë të pranosh, por mikpritja edhe e humbjeve në jetë, është pjesë e një rruge të shëndetshme të rritjes njerëzore dhe sportive. Le të marrim pak kohë për të reflektuar dhe kuptuar me qartësi.

E vetmja lëvizje e mirë tani është të ngresh kokën dhe të punosh për të ardhmen. Falë publikut të Palermos për ngrohtësinë dhe falenderimet për të gjithë tifozët, që na kanë transmetuar gjithmonë entuziazëm dhe përzemërsi”,- janë fjalët e trajnerit.

Mancini reflektoi mbi mundësinë e një lamtumire, por si FIGC, ashtu edhe ekipi i kërkuan atij të qëndronte në detyrën e tij, me besim në një projekt që e çoi në fitoren e “Euro 2020”. Ndërkohë, sot erdhën fjalët e djalit të tij, Andrea, i cili e mbrojti punën e babit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat