Duka: Një skuadër që premton për të ardhmen

Futboll

Duka: Një skuadër që premton për të ardhmen

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:46
Duka: Një skuadër që premton për të ardhmen

Armand Duka ka reaguar menjëherë pas përfundimit të takimit me Spanjës dhe Shqipërisë.

Kuqezinjtë kanë humbur me shifrat 2-1, por janë larguar me kokën lartë nga kjo transfertë.

Goli i Dani Olmos në minutat e fundit do të vendoste edhe historinë e takimit. Ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, ka duartrokitur Kombëtaren për paraqitjen e bërë.

“Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë.

Me pak korigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës. Përjetë kuqezi”, shkruan Armand Duka në “Facebook”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat