Del Piero: Momente dramatike për futbollin italian

Futboll

Del Piero: Momente dramatike për futbollin italian

Më: 28 mars 2022 Në ora: 11:11
Alessandro Del Piero

Legjenda e Italisë, Alessandro Del Piero i ka cilësuar si dramatike momentet nëpër të cilat po kalon futbolli italian.

Ish-nr.10 ishte në “Jeddah Street Circuit” për të marr pjesë në ceremoninë “Çmimi i Madh në F1” dhe foli për “Sky Sport Italia” për fiaskon e “Azzurrëve” në play-off të Kupës së Botës.

“Nuk është një moment i lumtur. Në një farë mase, është dramatike," tha ish-sulmuesi i Juventusit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kanë mbetur lojëra të tjera. Kombëtarja duhet të kthehet për të luftuar siç kanë bërë gjithmonë dhe të marrë përgjegjësinë. Këta djem do ta bëjnë këtë. Është e vështirë të mendosh për këtë pas një disfate kaq zhgënjyese”, shtoi Del Piero.

Sipas raportimeve në Itali, Roberto Mancini nuk do të japë dorëheqjen pas eliminimit të Italisë dhe do të qëndrojë në krye të saj deri në fund të kontratës së tij në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat