Ndeshja me Kosovën, trajneri i Zvicrës ka një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe Zeqirin

Futboll

Ndeshja me Kosovën, trajneri i Zvicrës ka një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe Zeqirin

Më: 28 mars 2022 Në ora: 18:18
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kosovën.

Yakin theksoi se Graniti, Shaqiri dhe Zeqiri duhet t’i kontrollojnë emocionet e tyre, pasi siç dihet janë me prejardhje nga Kosova, shkruan Blick.

“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të nis ndeshjen, ata duhet t’i fshehin emocionet. 

Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”, u shpreh Yakin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat