Bernard Challandes habit për Kosovën: A e dini se çfarë shihni në Prishtinë...

Futboll

Bernard Challandes habit për Kosovën: A e dini se çfarë shihni në Prishtinë...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:50
Bernard Challandes habit për Kosovën: A e dini se çfarë shihni në Prishtinë...

Futbollisti i FC Zurich, Fidan Aliti, do të luajë në “stadiumin e tij” me Kosovën kundër Zvicrës në të cilin ka lindur dhe është rritur. 

Ish selektori i Kosovës, Bernard Challandes po ashtu edhe mbrojtësi i Zurich-ut, Aliti, theksojnë se Kosova mezi presin festivalin e madh të futbollit.

“Zviceranët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ish-yllin e Baselit,  Zhegrova (Aktualisht në LIlle)”, - thotë Aliti.

Vështirë se dikush e njeh futbollin zviceran dhe atë të Kosovës si Bernard Challandes. Ai ka punuar mbi tre vjet (2018 dhe 2021) si trajner i kombëtares së Kosovës dhe foli për “20 min” për sfidën miqësore në Letzigrund, që luhet sot (18.00) mes Zvicrës dhe Kosovës.

“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli. Larg politikës apo problemeve tjera”, thotë Challandes, i cili thekson se populli në Kosovë gjithmonë në të kaluarën i ka konsideruar triumfet e kombëtares së Zvicrës si “itoren e tyre. 

Kur kombëtarja është shumë e suksesshme, sheh edhe flamuj zviceran të varur në Prishtinë”, thotë më tej.

I pyetur për strukturën e futbollit të Kosovës, Challandes thotë se ka dallime të mëdha mes ligës dhe kombëtares. 

Lojtari i Zurich-ut, e njeh shumë mirë edhe futbollin zviceran.

Mbrojtësi i rritur në rajonin e Baselit konfirmon se do të jetë një lojë shumë emocionale, por tregon edhe rëndësinë sportive të lojës. Në prag të sezonit të ardhshëm të Ligës së Kombeve, ata mezi presin të takohen me një “skuadër me shumë cilësi”.

“Të gjithë në Kosovë krenohen me Shaqirin dhe Xhakën”, tha Aliti.

28-vjeçari pajtohet me Challandesin dhe thotë se në Kosovë janë shumë të kënaqur me paraqitjen e kombëtares së Zvicrës.

Ëndrra e Alitit mbetet kualifikimi në një turne madhor me kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat