Gana kualifikohet në Kampionatin Botëror

Futboll

Gana kualifikohet në Kampionatin Botëror

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:34
Gana kualifikohet në Kampionatin Botëror

Gana është përfaqësuesja e parë afrikane që siguron një biletë për në finalet e Botërorit Katar 2022”.

“Yjet e Zinj” barazuan 1-1 në fushën e Nigerisë dhe falë golit në fushën kundërshtare (ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0) siguruan kualifikimet për në Botëror.

Heroi i përfaqësueses ganeze rezultoi futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të falë pasimit të marrë nga Mensah.

Nigeria ia doli të barazonte rezultatin me Troost-Ekong në minutën e 22-të, por ky finalizim nuk mjaftoi për vendësit, që u duhej patjetër një gol i dytë për të shkuar në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat