Roshi: Jemi të mërzitur, duhej fitorja

Futboll

Roshi: Jemi të mërzitur, duhej fitorja

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:53
Roshi: Jemi të mërzitur, duhej fitorja

Odise Roshi dhe Kristjan Asllani, titullarë në duelin kundër Gjeorgjisë, kanë folur pas ndeshjes për Supersport. Anësori fierak fillimisht tha: “Doja të thoja që ishte një ndeshje shumë e mirë, jemi koshient që e dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekipi të mirë fizikisht. Kishim raste të mira për të shënuar. Jemi të mërzitur, duhej fitorja”.

“Roli në fushë? Të gjithë e dimë që unë i përshtatem 4-4-2, por e rëndësishme është të luash dhe të japësh më të mirën. Me 3-5-2 duhet të sakrifikosh E rëndësishme është që luajtëm një ndeshje pozitive.”

“Moduli 3-5-2? Tani duhet t’i besojmë trajnerit, ai e di se çfarë hedh në fushë. Lojtarët si Asllani, Çekiçi bënë mirë. Skemën e di trajneri dhe me të kemi luajtur kështu shpesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat