Ademi takon Mario Fehr, Ministër i Sporti në Kantonin e Cyrihut

Futboll

Ademi takon Mario Fehr, Ministër i Sporti në Kantonin e Cyrihut

Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:12
Ademi takon Mario Fehr, Ministër i Sporti në Kantonin e Cyrihut

Presidenti  i FFK-së,Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Cyrih ka takuar ministrin e sportit në kantonin e Cyrihut Mario Fehr. Gjatë këtij takimi u diskutua për lidhjet historike të Zvicrës dhe Kosovës, si dhe projektet e përbashkëta në fushën e sportit, me theks të veçantë në futboll.

Fehr theksoi se në kohën sa ka qenë deputet në parlamentin zviceran e ka vizituar disa herë Kosovën dhe vazhdimisht ka punuar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, teksa tani ka kënaqësinë që në kapacitetin e ministrit të thellojë edhe më shumë këtë bashkëpunim.

Ademi e informoi z. Fehr për zhvillimet dhe përparimin e futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ai falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit më të ri në Evropë në të gjitha sferat.

Ademi e ftoi ministrin Fehr për vizitë në Kosovë, me qëllim të shtrirjes së bashkëpunimit me projekte të ndryshme dhe fuqizimin e sportit dhe futbollit kosovar në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat