Egjiptianët e panë tmerrin me sy në Senegal

Futboll

Egjiptianët e panë tmerrin me sy në Senegal

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:21
Egjiptianët e panë tmerrin me sy në Senegal

Egjipti e pësoi tmerrin mbrëmë në Senegal, ku u mposht dhe mbeti pa u kualifikuar në Kampionat Botëror.

Por, rezultati doli në plan të dytë në krahasim me ato çka i ndodhën kontingjentit egjiptian.

Tifozët senegalezë e fyen keq mbi të gjitha yllin egjiptian, Mohamed Salah, i cili u pengua edhe tek penalltia pasi u shqetësua me laser në fytyrë.

Ndër të tjera, pas humbjes së ndeshjes vendimtare, Egjipti pësoi fyerje raciste nga tifozët senegalezë.

Përpos banerave fyes në tribuna dhe jashtë stadiumit, egjiptianët pësuan edhe sulm fizik.

Atyre madje iu thyen xhamat e autobusëve.

Një eksperiencë për t’u harruar për egjiptianët, të cilët janë ankuar në FIFA kundër senegalezëve për lëshime në organizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat