Balotelli për eliminimin e Italisë: Po të isha unë, do shënoja gola

Futboll

Balotelli për eliminimin e Italisë: Po të isha unë, do shënoja gola

Më: 31 mars 2022 Në ora: 08:44
Mario Balotelli

Ish-ylli i Italisë, Mario Balotelli, tha se ai mund të kishte shënuar golat që do të shpëtonin Italinë nga diskualifikimi për Kupën e Botës, pasi që humbi nga Maqedonia e Veriut me rezultat minimal 1-0.

“Gjithmonë ndjehem keq kur humbasim”, tha Balotelli, i cili aktualisht luan për klubin Adana Demirspor në Turqi.

“Është e lehtë ta thuash tani, por para ndeshjes askush nuk mendonte për mua. Unë e pashë ndeshjen dhe kishte mundësi për të shënuar. Para portës jam shumë mirë – dhe nuk po them se do të kishim fituar nëse do të kisha luajtur, por kishte mundësi për të shënuar”, shtoi ai.

‘Katar 2022’ do të jetë Kupa e Botës e dytë radhazi në të cilën Italia mungon, një ecuri e paprecedentë për katër herë kampionët.

Italia pati 32 goditje gjatë play-off-it në portën e Maqedonisë së Veriut, por asnjë prej tyre nuk e kaloi portierin Stole Dimitrievski, shkruan Goal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat