FIFA reagon zyrtarisht

Futboll

FIFA reagon zyrtarisht

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:38
FIFA reagon zyrtarisht

Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori i Katarit, pasi së fundmi është raportuar se 2000 gra me bileta të rregullta nuk janë lejuar në stadium në ndeshjen kundër Libanit.

FIFA ka reaguar mbi atë që ka ndodhur dhe është e qartë:

“FIFA ka mësuar me shqetësim se gratë nuk janë lejuar në Mashhad ndeshje e djeshme dhe kërkon nga Federata Iraniane e Futbollit më shumë informacion mbi këtë temë.

Pozicioni i FIFA-s në lidhje me praninë e grave në ndeshjet e futbollit në Iran është i qartë.

Dihet që është bërë përparim historik, siç ilustrohet nga momenti historik i tetorit 2019, kur mijëra gra u pranuan në stadium për herë të parë në 40 vite, si dhe kohët e fundit kur disa femra u ripranuan në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Teheran. FIFA pret që kjo të vazhdojë, pasi nuk ka kthim prapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat