Lë të hapur mundësinë e një rikthimi

Futboll

Lë të hapur mundësinë e një rikthimi

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:49
Lë të hapur mundësinë e një rikthimi

Miralem Pjaniq u largua nga Barcelona shtatorin e kaluar për t’u transferuar në Turqi në formë huazimi, te Besiktas. Boshnjaku është ndalur të flasë përsëri për të kaluarën e tij, por edhe për të ardhmen, duke lënë të kuptohet se në verë, ai mund të ndryshojë ambient përsëri.

31-vjeçari po kalon një moment dëmtimi dhe nuk luan prej 14 shkurtit, ndërsa sa i përket të kaluarës (Barcelonës), ai nuk kërkon të flas shumë, pasi nuk ka kujtime të mira. Vetëm 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me katalanasit përpara divorcit, pasi marrëdhënia e tij me Koeman u kris dhe qëndrimi i tij në Barcelonë ishte i pamundur. Por, “blaugrana-t” kanë ndryshuar totalisht, nisur nga stoli, ndërsa Pjanic shprehet shumë i lumtur për rikthimin e Xavi-t në Barcelonë, duke theksuar se, zyrtarizimi i ish-kapitenit është gjëja më e bukur që klubit i ka ndodhur në këto vitet e fundit dhe nga jashtë, boshnjaku kupton se në skuadër tani mbizotëron fryma e grupit dhe ka një harmoni perfekte.

Ndërsa, sa i përket të ardhmes së tij, Pjanic pranoi se mund të rikthehet në Itali, në Torino te Juventus. Boshnjaku zhvilloi 178 ndeshje me “Zonjën e Vjetër” duke realizuar edhe 22 gola në sezonet 2016-2020.

Miralem konfirmoi se ka pasur kontakte me drejtuesit e klubit, por për momentin nuk kanë biseduar për çështje financiare, pasi më parë boshnjaku kërkon të mësojë projektin e klubit për të ardhmen, pasi Pjanic pavarësisht moshës, kërkon të jetë i rëndësishëm në projekt dhe të luajë për të fituar trofe.

Në fund, Pjanic tregoi edhe emrin e lojtarit më të mirë në botë për momentin dhe pa asnjë hezitim, boshnjaku zgjodhi Kylian Mbappe-n, si lojtarin më të mirë dhe të kompletuar të momentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat