Ademi takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë 

Futboll

Ademi takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë 

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:02
Ademi takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë 

Presidenti i FFK-së Agim Ademi po qëndron në Doha të Katarit për punimet e Kongresit të FIFA-s. Gjatë ditës së sotme, ai, ka zhvilluar takime të ndara me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe presidentin e Federatës turke, Nihat Özdemir.

Në takimin me znj. Hewitt, kreu i FFK-së fillimisht ia shprehu urimet e tij dhe të komunitetit të futbollit në Kosovë për zgjedhjen e saj në krye të Federatës angleze, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi.

Presidenti Ademi e njoftoi znj. Hewitt për  futbollin në Kosovë, por edhe për grumbullimet që FFK organizon në Angli në kuadër të zbulimit të talenteve me origjinë nga Kosova.

Po ashtu u diskutua edhe për bashkëpunim tek kategoritë e reja, tek futbolli i femrave dhe për përkrahje me shërbime teknike, por edhe për mundësitë e ndeshjeve miqësore ndërmjet dy vendeve. 

Ndërkaq, në takim me presidentin e FF të Turqisë, z. Özdemir u diskutua për realizimin e projekteve të përbashkëta të parapara në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar si dhe për thellimin e mëtejmë të partneritetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat