Sopa: Rruga e vetme për Prishtinën që të dal në Evropë është përmes Kupës së Kosovës

Futboll

Sopa: Rruga e vetme për Prishtinën që të dal në Evropë është përmes Kupës së Kosovës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:54
Sopa: Rruga e vetme për Prishtinën që të dal në Evropë është përmes Kupës së Kosovës

Sot në ambientet e FFK-së është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Dueli kryesor do të zhvillohet mes dy skuadrave të Superligës, Prishtinës dhe Llapit. 

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, në letër, Drita shihet si favorite ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Ramiz Sadikut.

Kujtojmë se duelet gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje.

Zyrtari i klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopa ka deklaruar për media se rruga e vetme për Prishtinën të dalin në Evropë është përmes Kupës së Kosovës.

“Secila skuadër ka rëndësi të vet, ka pas rrugëtim të gjatë, çdo kundërshtar do të respektohet nga Prishtina. Rruga e vetme është për momentin që përmes Kupës te dalim në Evropë, por do te tentojmë edhe nga renditja tabelare” – ka deklaruar Kushtrim Sopa pas shortit për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat