Të gjithë të çmendur pas Brojës

Futboll

Të gjithë të çmendur pas Brojës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:00
Të gjithë të çmendur pas Brojës

Të gjithë të çmendur pas Brojës, vlera e kartonit në “Transfermarkt” arrin shifrën e frikshme.

Armando Broja zhvilloi një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Spanjës, ndërsa në atë me Gjeorgjinë ishte disi në hije për atë pjesë loje që u aktivizua.

Por jo vetëm këto paraqitje, por ecuria e shkëlqyer me Sauthemptonin në Premier Ligë, si dhe golat e rëndësishëm të shënuar nga sulmuesi, e kanë çuar vlerën e tij dyfish.

Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vetëm para pak ditësh kartoni i 20- vjeçarit kushtonte 9 milionë euro, ndërsa tani vlera e Armando Brojës ka shkuar në 18 milionë dhe së shpejti pritet që kjo vlerë të rritet edhe më shumë, edhe pse klubi i Çelsit që ka në pronësi sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk do të mjaftohet me këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat