Reali do t’ia rrisë rrogën Vinicius Jr

Futboll

Reali do t’ia rrisë rrogën Vinicius Jr

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:44
Reali do t’ia rrisë rrogën Vinicius Jr

Vinicius Junior do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin gjatë verës që vjen.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime brenda klubit për “Managing Madrid”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, sulmuesi brazilian do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ndërsa do t’i rritet rroga në mënyrë domethënëse pasi ai është njëri prej lojtarëve më pak të paguar në “Santiago Bernabeu”.

Për momentin, Vinicius paguhet rreth 3 milionë euro në vit, aq sa marrin edhe Dani Ceballos, Jesus Vallejo apo edhe portieri Lunin.

Sulmuesi i rrezikshëm ka qenë i durueshëm dhe rroga e tij e re do të përkojë me rëndësinë që e ka në ekip.

Reali dhe Viniciues nuk e kanë arritur ende marrëveshjen finale, por palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin dhe gjërat po shkojnë në drejtim të duhur.

Largimi i lojtarëve si Gareth Bale, Isco dhe Marcelo do t’ia mundësojë klubit që ta paguajë më shumë përfaqësuesin brazilian pasi ata kanë rroga të majme në Madrid.

Ndërkohë, Reali do të mundohet t’i transferojë edhe njërin nga sulmuesit Erling Haaland e Kylian Mbappe, të cilët po ashtu duhet të paguhen me rroga të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat