Federata apelon rezultatin

Futboll

Federata apelon rezultatin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:24
Federata apelon rezultatin

Federata Algjeriane e Futbollit ka apeluar rezultatin e sfidës kualifikuese për Botërorin Katar 2022 të luajtur kundër Kamerunit, për shkak të  arbitrimit të quajtur skandaloz nga ana e tyre. Sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Kamerunit, i cili u kualifikua me anë të golit në fushë kundërshtare në minutën e 124-t, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Algjerisë.

Me një komunikatë zyrtare Federata Algjeriane ka njoftuar shkaqet e marrjes së këtij vendimi dhe ka sqaruar kërkesat e tyre ndaj FIFA-së.

“Federata Algjeriane e Futbollit ka apeluar në FIFA rezultatin e ndeshjes kundër Kamerunit si pasojë e arbitrimit skandaloz që përcaktoj rezultatin final.

Ne jemi të vendosur të përdorim çdo mjet ligjor për riluajtjen e ndeshjes në kushte që do të garantonin ndershmërinë dhe paanshmërinë e arbitrimit”, ka komunikuar Federata Algjeriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat