Shaqiri e Xhaka përplasen me Serbinë! Shorti i çmendur për Kampionatin Botëror 

Futboll

Shaqiri e Xhaka përplasen me Serbinë! Shorti i çmendur për Kampionatin Botëror 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:26
Pamje nga shorti

(E plotësuar) -  Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me kombëtaren e Zvicrën, janë në Grupin G për Kampionatin Botëror, që mbahet në Katar. 

E veçanta është se sërish janë në Grup me Serbinë sikurse në kampionatin Botëror – Rusia 2018. 
Zvicra është në grup me pesë herë kampionin e botës, Brazilin, pastaj Serbinë dhe Kamerunin. 

Për këtë short ka folur dhe fituesi i Kupës së Botës në 2002, Kaka: “Kur e shikon nga jashtë duket sikur nuk ka shumë probleme. Por ka gjithmonë vend për përmirësime”.

GRUPI A
1. Katari
2. Ekuadori
3. Senegali
4. Holanda 

GRUPI B:
1. Anglia
2. Irani
3. SHBA
4.  Play-off-i Skocia - Uellsi apo Ukraina 

GRUPI C:

1. Argjentina 
2. Arabia Saudite 
3. Meksika 
4. Polonia

GRUPI D:
1. Franca
2. Play –off-i Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe
3. Danimarka 
4. Tunizia 

GRUPI E:
1.  Spanja 
2. Play-off-i Kostarika ose Zelanda e Re
3. Gjermania 
4. Japonia 

GRUPI F:
1. Belgjika
2. Kanada 
3. Maroku 
4. Kroacia 

GRUPI G:
1. Brazili 
2. Serbia
3. Zvicra
4. Kameruni

GRUPI H:
1. Portugalia
2. Gana 
3. Uruguai
4. Koreja e Jugut 

Presidenti i FIFA-së, Giani Infantino, flet para të pranishmeve: "Mirë se erdhet në Doha. Ky do të jetë edicioni më i mirë i Kupës së Botës në histori. Shfaqja më e madhe në planet, mbi 3 milionë spektatorë të drejtpërdrejtë dhe 5 miliardë në shtëpi.

Ne jetojmë në një botë agresive, e ndarë, është një mundësi për të bashkuar popujt në paqe dhe për të festuar jetën në paqe”.

Emocionet e shortit në Doha të Katarit. 

Kombëtarja e Zvicrës dhe 31 kombëtare tjera, mezi presin të mësojnë se kë do të kanë nëpër grupe në Kampionatin Botëror.

Zvicra ka në petkun e saj shqiptarët, si kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, pa e harruar edhe Andi Zeqiri, gjithsesi edhe Kastriot Imeri. 

Gjithçka gati për shortin. Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat