Kadriu: Nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv 

Futboll

Kadriu: Nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv 

Nga: K.G. Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:43
Kadriu: Nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv 

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum kërkon pikë në duel me Rabotniçkin, në përballjen që luhet sot (15.00) në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Futbollisti i Strugës, Florian Kadriu, shpreson se me një lojë të mirë, do të ia dalin në këtë sfidë të javës së 25-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

“Do të jetë vërtetë një ndeshje e vështirë për ne si skuadër, i kemi analizuar pikat e tyre të forta, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Rabotniçkin. 

Do të japim maksimumin pasi e dimë se vijmë prej një serie negative dhe shpresojë që të bëjmë detyrat e dhëna nga trajneri dhe nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv”, tha Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat