Ditë e keqe për Muriqin, Mallorca në zonën e kuqe

Futboll

Ditë e keqe për Muriqin, Mallorca në zonën e kuqe

Nga: K.G. Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:03
Ditë e keqe për Muriqin, Mallorca në zonën e kuqe

Vedat Muriqi me Mallorca-n kthehen duarthatë, duke komplikuar edhe më shumë punë për në vazhdim të kampionatit, pasi që tanl janë në zonën e kuqe.

Mallorca pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Getafe, në takimin e javës së 30-të të kampionatit spanjoll. 

Në minutën e 63-të Russo i Mallorca-s, u përjashtua me karton të kuq, ndërsa dy minuta më vonë Unal i Getafes dështoi nga penalltia.

Epilogu u vendos në minutën e 82-të me golin e futbollistit Mayoral. 

Ditë e keqe për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i cili u paraqit titullar, me gjithë angazhimin nuk ia dolën, të pafat në finish të takimit. 

Getafe është në vend të 14-të me 32 pikë e Mallorca e 18-ta me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat