Hoxhallari: Do të jemi të pamëshirshëm

Futboll

Hoxhallari: Do të jemi të pamëshirshëm

Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:18
Hoxhallari: Do të jemi të pamëshirshëm, ju tregoj objektivin special

Kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, foli pas barazimit që skuadra bardheblu arriti në transfertë ndaj Kukësit.

Në prononcimin për “Gol pas Goli”, pogradecari premtoi se në javët në vijim do të jenë të pamëshirshëm dhe do të synojnë një rekord special për sa i përket pikëve:

“Është një pikë që na vlen shumë, edhe pse u futëm për 3 pikë. Lojë filloi mirë, pas minutës së 30-të, ra pak rritmi. Pika na vlente në dhe jemi të kënaqur.

Kemi qenë të përqendruar gjatë gjithë kampionatit, gjithmonë do të jemi të përqendruar. 3 fazat e para i mbyllëm me 20 pikë, kemi përsëri objektiv që ta arrijmë këto kuotë edhe në fazën e katër. Besoj se do t’ia arrijmë të grumbullojmë 20 pikë.

Unë luaj edhe në linjën e majtë edhe në qendër, vendosja me 3 më ndihmon shumë. Unë si kapiten i ekipit, mendoj që nuk duhet të kemi mëshirë për asnjë, pasi asnjë nuk mendoi për ne kur ishim në ujëra të turbullta. Ne duhet të sigurojmë titullin dhe të arrijmë objektivat tona. Akoma nuk e kemi siguruar titullin”, u shpreh Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat