Një rendiment me të vërtetë shumë larg saj që pritej

Futboll

Një rendiment me të vërtetë shumë larg saj që pritej

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:52
Ramos

U mor me shumë bujë në Paris, por aventura e Sergio Ramos te OPSG nuk ka shkuar siç imagjinohej. Shumë probleme fizike për mbrojtësin spanjoll, ish-kapiteni i Real Madrid, dhe shumë pak ndeshje të luajtura.

Një rendiment me të vërtetë shumë larg saj që pritej.

Një situatë që ka ndezur zërat e merkatos dhe që flasin për një lamtumirë në fund të sezonit.

Të paktën ky dukej se do të ishte fati i tij pak javë më parë. Në fakt, tani, supas RMC Sport, Sergio Ramos duket se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi pas vetëm një viti dhe, duke parë se kontrata e tij ka edhe një vit, është gati të “kërkojë falje”.

Burime afër spanjollit, në fakt, kanë bërë të ditur se Ramos ka dëshirë të tregojë akoma cilësitë e tija si lider dhe dëshirën për të fituar.

Lojtari e di se e ka zhgënjyer ambientin dhe ka dëshirë për revansh. Për këtë arsye, nuk do të ketë asnjë lumturi, por qëllimi për të qenë protagonist dhe një dëshirë për të ngritur në qiell të gjithë trofetë e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat