Lajm i keq për Xherdan Shaqirin, kjo i ndodhi në Amerikë 

Futboll

Lajm i keq për Xherdan Shaqirin, kjo i ndodhi në Amerikë 

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:14
Lajm i keq për Xherdan Shaqirin, kjo i ndodhi në Amerikë 

Futbollisti Xherdan Shaqiri u detyrua të largohet nga loja në minutën e 19-të, për shkak të lëndimit.

Kjo shqetëson drejtuesit e klubit të Chicago Fires padyshim edhe Kombëtaren e Zvicrës. 

Ballafaqimi mes Chicago Fires e Dallasit, përfundoi baras (0:0), në kuadër të javës së pestë të Ligës amerikane.

“Për Xherdan Shaqirin, rikthimi në SHBA te klubi i tij Chicago Fire, pas aktiviteteve me kombëtare, nuk shkoi sipas planit.

Ylli 30-vjeçar i skuadrës së Chicagos, i cili mbajti shiritin e kapitenit të tij në MLS për herë të parë, zëvendësohet pas 19 minutash të lojës kundër Dallasit, pasi pësoi dhimbje në pulpin e majtë të këmbës”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Pa Shaqirin, Chicagos i mungonte kreativiteti sulmues ndaj Dallasit. Për herë të tretë në pesë ndeshje, skuadra nuk mund të shkojë përtej rezultatit 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat