Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Futboll

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:34
Dhuna në stadiume

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dënuar ashpër dhunën ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashërit, në Gjilan.

Në njoftimin e tyre bëjnë të ditur se për ditën e nesërme është ftuar mbledhje e Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës.

MKRS thotë se janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka munden për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit.

“Ministria e Sportit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe gjithë situatën e krijuar në ndeshjen e futbollit Gjilani – Ballkani. Këto pamje nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar.

E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë në arrestimin e të dyshuarve. Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës.

Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit.

Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat