Reali e do Kanen

Futboll

Reali e do Kanen

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:42
Reali e do Kanen

Real Madrid raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas medieve spanjolle, ‘Mbretërit’ insistojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë sulmuesin anglez në ‘Bernabeu’.

Skuadra ‘merenguese’ prej kohësh është i lidhur me transferimin e Kane.

Reprezentuesi anglez raportohet se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Spurs’ për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Lojtari duket se preferon transferimin në La Ligë, edhe pse ai po monitorohet nga Manchester United.

Krerët e Realit mësohet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat