Araujo i kërkon agjentit që ta pranojë ofertën e Barcelonës për rinovim

Futboll

Araujo i kërkon agjentit që ta pranojë ofertën e Barcelonës për rinovim

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:07
Ronald Araujo.

Ronald Araujo është i vendosur që të vazhdojë qëndrimin e tij në Barcelonë.

Skuadra ‘Blaugrana’ sheh lojtarin të shkojë në muajt e fundit të kontratës së tij dhe deri më tani mungon një nënshkrim nga mbrojtësi.

Gjithsesi, kthesa pozitive që ka marrë skuadra bën që Araujo me gjasë të pranojë reduktim krahas kërkesave të tij.

Sipas raportimeve nga Spanja, lojtari tashmë i ka kërkuar agjentit të tij që të pranojë propozimin e Barcelonës.

Uruguaiani bëri të ditur edhe pas ndeshjes ndaj Sevilla se gjërat janë në rrugë të mirë.

Zyrtarizimi për rinovimin e marrëveshjes pritet të bëhet gjatë kësaj jave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat