Tierney e humbë pjesën e mbetur të sezonit

Futboll

Tierney e humbë pjesën e mbetur të sezonit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:02
Tierney

Mbrojtësi skocez i Arsenal është futur në listën e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin para kohe.

Tierney ka pësuar një lëndim në gju, dhe gjatë javës pritet t’i nënshtrohet një operimi.

Mbrojtësi i krahut pësoi lëndim pasi kompletoi një seancë stërvitore gjatë 31 marsit. Si rezultat, ai mungoi në humbjen 3:0 ndaj Crystal Palace.

Tierney u konsultua me një specialist sot në mëngjes dhe vendosi që është më mirë të operohet.

Ky operim do t’ia pamundësojë lojtarit që të kthehet në fushë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Arsenal kanë konfirmuar se kjo procedurë do të kryhet në Londër dhe programi për rikuperim fillon menjëherë pas operimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat