Përfundojnë bisedimet e sotme mes Araujos dhe Barcelonës për rinovim kontrate, flet agjenti i lojtarit

Futboll

Përfundojnë bisedimet e sotme mes Araujos dhe Barcelonës për rinovim kontrate, flet agjenti i lojtarit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:22
Ronald Araujo

Gjiganti katalunas Barcelona ka zhvilluar sot bisedime me mbrojtësin Ronald Araujo dhe me agjentin e tij, lidhur me çështjen e rinovimit të kontratës së yllit uruguaian.

Pas takimit, agjenti i Araujos tregoi që bisedimet e sotme ishin pozitive, dhe se ka pritje të mëdha nga të dy palët.

Në anën tjetër, krerët e Barcelonës dëshirojnë me çdo kusht që mbrojtësi uruguaian ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”, pasi që trajneri Xavi është duke llogaritur në një të ardhme me Araujon në skuadër.

“Marrëveshja për të rinovuar kontratën tani është shumë afër, ne jemi shumë të kënaqur, por janë duke munguar vetëm disa detaje finalizuese, mund të jetë çështje ditësh. Araujo dëshiron që të qëndrojë te Barcelona dhe ne jemi duke punuar rreth këtij aspekti”, tha agjenti i Araujos.

Ndërkaq, tani siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Araujo do të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën së shpejti, ku ka mbetur të diskutohet vetëm jetëgjatësia e kësaj kontrate, që supozohet të jetë deri në qershor të vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat