Tifozët zikaltër fillojnë të ëndërrojnë

Futboll

Tifozët zikaltër fillojnë të ëndërrojnë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:51
Tifozët zikaltër fillojnë të ëndërrojnë

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te Interi dhe po bën gjithçka për t’u rikthyer në Milano në merkaton verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” mes thashethemeve, mesazheve dhe telefonatave edhe me drejtuesit e Interit, fraza që përsëritet gjithmonë është pak a shumë e njëjta: “Nëse më do, unë jam i disponueshëm”.

Pavarësisht disa ankesave nga ata që ishin ndjerë të tradhtuar nga lamtumira e tij, shumë do ta përqafonin sërish me kënaqësi belgun.

Për ta bërë këtë, kërkohen disa kushte:

Kushti i parë është që Çelsi të jetë i hapur për huazimin, që është opsion i mundimshëm. Interi nuk mund të përballojë të blejë kartonin e belgut menjëherë.

Gjithçka kalon nga e ardhmja e klubit të Çelsit dhe për këtë do të duhet të pritet rreth një muaj. Me pronësinë e re të klubit londinez, zikaltërit do të jenë në gjendje të flasin për një huazim, me ndonjë formë blerjeje.

Rikthimi te Interi kërkon edhe një sakrificë ekonomike nga ana e lojtarit.

Lukaku te blutë fiton 12,5 milionë euro në sezon, padyshim shumë për arkat e Interit dhe “Big Rom”, për t’u rikthyer veshjes së fanellës zikaltër, do të duhej të kënaqej me diçka më të afërt si 7,5 milionë euro në sezon, pagë që merrte në kohën kur ishte te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat